Adoleshenti që ka përdorur cigare elektronike ka mbetur me mushkëri të plakura

Një sëmundje e lidhur me përdorimin e cigares elektronike, ka bërë që adoleshenti nga Illnois të Amerikës, të mbet me mushkëri si të një '70 vjeçari'.

Lifestyle

12/09/2019 20:34

Studimet e fundit mbi cigaret elektronike nuk janë shaka, dhe këtë e dëshmon edhe ky adoleshent.

Studenti 18 vjeçarë, është shtruar në spital pas përdorimit të kësaj cigare për më shumë se një vit, ai ka mbetur me mushkëri të ngjashme me të një 70 vjeçari, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Në fillim të këtij viti ai kishte filluar vetëm të i ketë disa simptoma si marramendje dhe vjellje, por ai ka hamendësuar që është me grip. Sidoqoftë, pasi që ka vizituar mjekët, ata zbuluan se mushkëritë e tij ishin tejet të dëmtuara dhe se duken si mushkëritë e një 70 vjeçari.

Pothuajse, 450 Amerikanë në këtë periudhe kanë filluar të kenë probleme dhe simptoma të ngjashme.

Presidenti Amerikanë, të mërkurën ka bërë të ditur se cigaret elektronike dhe shitja e tyre to të ndalohet.

Deri më tani 6 persona kanë vdekur, nga sëmundje misterioze që kanë qenë të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike, edhe pse cigaret elektronike kanë dal në shitje që nga vitin 2007, mirëpo përdorimi i tyre është rritur jashtëzakonisht shumë që nga viti 2015. /Lajmi.net/