Adoleshenti më i gjatë në botë

Djaloshi veçse ka kaluar rekordin e mëparëshëm në libër të Guinness.

Fun

21/10/2020 14:08

14 vjeçari Ren Keyu nga Kina, është akoma në klasë të nëntë dhe ka gjatësinë 221 cm dhe akoma po zgjatet, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.

Keyu ka aplikuar për rekordin e “Adoleshentit më të gjatë në botë” në libër të Guinness, i cili për momentin mbahet nga adoleshenti amerikan Kevin Bradford që ishte 215 cm në moshën 16 vjeçare.

Djali tregoi se si prindërit e vetë e dërguan në vizita mjekësore kur ishte më i ri, mirëpo mjekët erdhën në përfundim se ai nuk kishte ndonjë mutacion gjenetik ose sëmundje, por të gjithë paraardhësit e tij kishin qenë mbi 185.

Kur Keyu ishte vetëm 3 vjeç, ai arriti gjatësinë 160 cm.

Në moshën 11 vjeçare ishte  206 cm.

“Në fillim më shqetësonte shumë mendimi i te tjerëve për mua, por mësuesit e mij më mësuan të injoroj thashethemet dhe të vazhdoj rrugën time ”- u shpreh ai.

Djaloshi është akoma në pritje të komfirmimit zyrtarë të titullit si “Adoleshenti më i gjatë në botë”. /Lajmi.net/