Adna Çerkezi, psikologe e moderatore e cila thotë se nuk u pranua në disa punë shkaku i mbulesës
Adna Çerkezi është një psikologe me profesion e cila e ushtron profesionin e moderatores në njërin nga televizionet në vend. Ajo në një intervistë për lajmi.net, ka treguar për vështirësitë e saj për të gjet një punë shkaku i mbulesës së saj. Adna ka treguar se jo në çdo aplikim të saj për punë është…
Lajme
Adna Çerkezi është një psikologe me profesion e cila e ushtron profesionin e moderatores në njërin nga televizionet në vend.
Ajo në një intervistë për lajmi.net, ka treguar për vështirësitë e saj për të gjet një punë shkaku i mbulesës së saj.
Adna ka treguar se jo në çdo aplikim të saj për punë është thirrur në intervistë.
“Kur kam dërgu CV me fotografi nuk më kanë thirr në intervistë, kur kam dërgu pa fotografi më kanë thirr. Kjo ka qenë një lloj eksperimenti që personi gjykohet në pamje kur merret në punë”, ka thënë Çerkezi për lajmi.net.
Ajo ka treguar se për punën e saj të parë ka aplikuar në një radio por ndonëse ka plotësuar kriteret nuk është pranuar shkaku i shamisë.
“Kur e kam përfundu intervistën dhe provën, kam dal jashtë objektit të radios dhe kanë ardh mbrapa meje e më kanë thënë se kë zë shumë të mirë, ki artikulim e rrjedhshmëri në lexim mirëpo nuk mundemi me të marr në punë. Sa për mua ja kishe nis sot punës, pikë po më mbet me të marrë por nuk muj me të marr se është dikush mbi mua dhe nuk mujnë me të pa tu hy e tu dal me shami sepse na penalizon në sponsora”, ka thënë Çerkezi duke cituar punëdhënësin e asaj kohe. /Lajmi.net/
Video: