Adeyemi zbret në Gjermani, do të kryejë testet mjekësore para transferimit te Dortmund

Ylli i kombëtares së Gjermanisë, Karim Adeyemi pritet të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës.

Sport

10/05/2022 12:31

Anëtari i Salzburg ka marrë vëmendje të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane dhe ka vendosur që të largohet nga Austria.

‘Sky Germany’ raporton se lojtari ka arritur tashmë në Gjermani, para se të kompletojë testet mjekësore për kalimin te Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

Nënshkrimi dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

20 vjeçari do t’i bashkohet Dortmundit dhe këta të fundit do të paguajnë 38 milionë euro për kartonin e tij. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Agjenti i lojtarit tha gjatë kësaj jave se ata kanë refuzuar Manchester Unitedin për të mbyllur marrëveshje me BVB. /Lajmi.net/