Ademi prezanton Rinor Rexhepin, lojtari më i ri i Kosovës U19: ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme me fanellën dardane

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim futbollistin e ri premtues të ekipit kombëtar U19, Rinor Rexhepin, të cilit i ka uruar mirëseardhje në përfaqësuesen dardane. Rinori, sulmues qendror i ekipit Randers U19 që garon në Superligën e Danimarkës për moshat, i bashkohet Kosovës me përkushtim, pasion dhe…

Sport

15/07/2025 13:50

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim futbollistin e ri premtues të ekipit kombëtar U19, Rinor Rexhepin, të cilit i ka uruar mirëseardhje në përfaqësuesen dardane.

Rinori, sulmues qendror i ekipit Randers U19 që garon në Superligën e Danimarkës për moshat, i bashkohet Kosovës me përkushtim, pasion dhe potencial të lartë, duke u vlerësuar si një shtesë e rëndësishme për grupin që po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të radhës, transmeton lajmi.net

“Kam pasur kënaqësinë të takoj Rinorin dhe t’i uroj mirëseardhje në ekipin tonë. Ai përfaqëson një vlerë të re që besojmë se do të kontribuojë në sukseset e ardhshme të përfaqësueses U19,” u shpreh presidenti Ademi.

Nga Federata e Futbollit të Kosovës theksohet se përfshirja e lojtarëve të rinj dhe me perspektivë nga diaspora mbetet një pjesë e rëndësishme e strategjisë zhvillimore për përfaqësueset e grupmoshave.

“Besojmë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme për Rinorin me fanellën e Kosovës,” përfundoi Ademi.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takoj futbollistin më të ri të Kosovës U19, Rinor Rexhepin, të cilit i urova mirëseardhje në ekipin dardan. 🇽🇰
Rinori, sulmues qendror i Randers U19 në Superligën e Danimarkës, vjen me përkushtim, pasion dhe potencial të madh si vlerë e shtuar për grupin tonë për kualifikimet e radhës!💪⚽
Besojmë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme me fanellën dardane për Rinorin! 🌟

/lajmi.net/