Ademi: Po të kishim një stadium me kapacitet mbi 30 mijë vende, do të ishim nikoqirë të finaleve të mëdha evropiane
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për infrastriukturen e stadiumeve në vendin tonë. Ai në Podcastin e FFK-së ka deklaruar se nëse në Kosovë do të ishte një stadium me kapacitet prej 30 mijë vende, atëherë do të angazhohej dhe Kosova do të ishte nikoqir i finaleve të garave evropiane…

Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për infrastriukturen e stadiumeve në vendin tonë.
Ai në Podcastin e FFK-së ka deklaruar se nëse në Kosovë do të ishte një stadium me kapacitet prej 30 mijë vende, atëherë do të angazhohej dhe Kosova do të ishte nikoqir i finaleve të garave evropiane si Champions League, Europa League dhe Conference League.
”Nëse unë e kisha pas një stadium me 30 mijë ulëse, ose më shumë vende, unë garantoj që kisha marr plot ndeshje të kalibrit të finaleve, të ligave të ndryshme të Evropës, qysh kanë marr edhe shtetet tjera në këtë rast Tirana jonë.
Faktikisht, ne nuk e kemi atë mundësi sepse është kriter, dhe është kusht me qenë më shumë se 30 mijë shikues.”, ka deklaruar Agim Ademi.