Addio Giuliano

Ishte idhulli i djemve adoleshentë kosovarë, në gjysmën e dytë të viteve 1960. Shkonin në kinema vetëm për ta parë atë. Aktori italian Giuliano Gemma, i njohur me rolet në filmat “spaghetti western”, ka vdekur të martën në mbrëmje, në moshën 75 vjeçare.

ShowBiz

02/10/2013 22:23

Ishte idhulli i djemve adoleshentë kosovarë, në gjysmën e dytë të viteve 1960. Shkonin në kinema vetëm për ta parë atë.

“You talkin’ to me?” – versioni italian.

Aktori italian Giuliano Gemma, i njohur me rolet në filmat “spaghetti western”, ka vdekur të martën në mbrëmje, në moshën 75 vjeçare, në një aksident trafiku afër Romës.

Ka luajtur në më shumë se 100 filma kinematografikë dhe televizivë – që nga komedia deri tek aventura dhe filmat historikë.

Giuiliano Gemma ka aktruar krahas yjeve të njohur, si Charlton Heston, në “Ben Hur”, dhe Alain Delon në “Gepard”, të Luciano Viscontit, në vitin 1962.

Në vitin 1965 ka xhiruar “Una pistola per Ringo” (“Një revole për Ringon”), duke u bërë yll i western’ëve spaghetti, i famshëm globalisht.

 

 

 

 

Traileri i filmit “Il Ritorno di Ringo”.