Adanda Demirspor jep detaje për gjendjen e Muric: Nuk ka probleme në shëndetin e portierit

Adana Demirspor më në fund ka dal me komunikatë zyrtare duke treguar gjendjen e portierit, Arijanet Muric.

Sport

06/02/2022 18:49

Muric ishte duke bërë një super paraqitje, ku pësoi një lëndim që u dok si serioz dhe u detyrua të largohet nga fusha, përcjellë lajmi.net.

Por, gjendja e portierit të Kosovës është e mirë dhe këtë e bërë me dije Adana përmes komunikatës së fundit zyrtare.

“Portieri ynë Arijanet Muric u hoq nga loja për qëllime kontrolli si pasojë e një goditjeje në fytyrë gjatë ndeshjes. Nga ekzaminimet u konstatua se nuk kishte asnjë problem në shëndetin e portierit tonë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Muric vazhdon me super paraqitje, ku kërkohet nga klubi turk, Galatasaray./Lajmi.net/