Adama Traore transferohet në Serie A?

Juventus raportohet se ka hyrë në garë për transferimin e Adama Traore nga Wolves.

Sport

08/07/2020 16:06

Sipas ESPN, Traore do të largohet nga Wolves nëse këta të fundit nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Kjo ka alarmuar Juventusin raportojnë mediet sportive, deri në masën që ata kanë kaluar edhe Barcelonën për nënshkrimin e tij.

Sidoqoftë, ata do të përballën edhe me konkurrencën e Manchester Cityt, të cilët janë duke kërkuar blerjen e një anësori pas largimit të Leroy Sane drejt Bayern Munich.

24 vjeçari ka qenë një sensacion i madh, duke shënuar katër gola e duke asistuar nëntë herë në të gjitha garat për Wolves.

Për të siguruar shërbimet e Traore, Juventus duhet të paguajë deri në 80 milionë euro./Lajmi.net/