Action Bronson uron bashkëshorten për ditëlindje
Reperi shqiptar, Arian Asllani apo siç njihet për publikun Action Bronson është mjaft i pëlqyer nga publiku.
ShowBiz
Para se të futej në industrinë e muzikës, Bronson dikur ishte një kuzhinier shumë i pëlqyer në New York, shkruan lajmi net.
Ai ka bërë një sukses të madh fillimisht si një kuzhinier dhe tani në karrierën e tij muzikore si artist i madh, hip-hop.
Thuhet se Action është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Në postimin e fundit të publikuar në Instagram, ai publikon një foto me bashkëshorten teksa i uron ditëlindjen. “Urime ditëlindjen mbretëresha ime, personi më i rëndësishëm në këtë planet. Të dua”, ka shkruar ai.
Duhet theksuar se reperi shqiptar dje lansoi këngën e re “White Bronco” ./Lajmi.net/