Achraf Hakimi ëndërron rikthimin te Real Madrid

Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi është i interesuar për të siguruar rikthimin te Real Madrid gjatë verës.

Sport

08/12/2021 10:40

Në sezonin e parë në “Parkun e Princave”, 23-vjeçari ka qenë titullar duke qenë nga minuta e parë 20 herë, ndërsa dy herë të tjera si zëvendësues, transmeton lajmi.net.

Maroku ka kontratë afatgjatë me gjigantin francez, deri në vitin 2026, kështu që gjasat për transferim janë të ulët.

Megjithatë, “El Nacional”, raporton se mbrojtësi ëndërron të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Raporti shton se zyrtarët e real Madridit janë duke monitoruar sitautën, por nuk do jenë gati të paguajnë ndonjë vlerë të lartë.

Hakimi thuhet se kushtoi 71 milionë euro verën e kaluar, derisa kjo vlerë rritet me sezonet në vijim, në rast që kompletohen disa bonuse./Lajmi.net/