Abrashi: Rrugët e Lipjanit me standarde të reja

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr pjesë në nisjen e punimeve në rrugën nga Akllapi deri në Janjevë.

Lajme

19/10/2020 19:39

Abrashi ka bërë të ditur se kjo rrugë po ndërtohet me standarde të reja, duke integruar edhe shtegun për çiklistë.

Postimi i plotë i Abrashit në Facebook:

Lipjani po shndrrohet në qytet nyje për mallrat dhe bizneset, për shkak të pozitës gjerografike.

Sot filloi rruga transit që do të kalojë nëpër lagjet Akllap-Konjuh deri në Janjevë, e financuar nga Ministria e Infrastrukturës, që shërben për lidhjen e fshatrave dhe bizneseve.

Në këtë rrugë po fillojmë së zbatuari një standard të ri, me shtegun për çiklizëm, duke shërbyer si shembull edhe për komunat tjera. Secilën rrugë që do ta ndërtojmë, posaçërisht ato që janë financim nga Ministria e Infrastrukturës, ta kenë edhe staza për çiklista.

Me kryetarin, Imri Ahmeti, kemi edhe projekte tjera në Lipjan, për ta kompeltuar infrastrukturën. Vazhdojmë... /Lajmi.net/