Abrashi: Po punohet intenzivisht në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Anëtari i Komisionit për Buxhet, Gazmend Abrashi, ka bërë të ditur se janë duke punuar intenzivisht në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Lajme
Siç njoftoi ai përmes një postimi në Facebook, ky ligj është duke u përgatitur të votohet në lexim të dytë, derisa shtoi se pas kësaj, do të nisë implementimi i Pakos së Rimëkëmbjes në bazë të bizneseve të atakuara nga COVID-19.
postimi i plotë:
Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere po punohet intezivisht në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili po bëhet gati të votohet në lexim të dytë dhe të filloj implementimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në ndihmë bizneseve të atakuara nga Pandemia. /Lajmi.net/