Abrashi: Ndoshta kanë gjetur vullnet për ta zgjidhur krizën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se shpreson që partitë politike të kenë gjetur vullnet për ta zgjidhur krizën institucionale. Abrashi, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, tha se për këtë arsye kanë ardhur në Kuvend, ndërsa lidhur me deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, tha se qëndrimin e tyre…

Lajme

11/09/2026 10:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se shpreson që partitë politike të kenë gjetur vullnet për ta zgjidhur krizën institucionale.

Abrashi, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, tha se për këtë arsye kanë ardhur në Kuvend, ndërsa lidhur me deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, tha se qëndrimin e tyre e kanë bërë të ditur dhe shpreson që ajo deklaratë të mos përsëritet.

“Kjo është edhe arsyeja pse jemi ardhur këtu, po mendoj që ndoshta kanë gjetur pak vullnet për me ba zgjidhje kësaj krize. Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Simiqit dhe besoj që nuk e përsërit më”, tha ai.