Abraham preferon Arsenalin, pavarësisht që Roma ka marrëveshje me Chelsean
Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham thuhet se preferon t'i bashkohet Arsenalit para Romës, ngase dëshiron të qëndrojë në Londër.
Sport
Chelsea shpreson ta shesë sulmuesin që t’i rrit fundet për Romelu Lukakun që do e blejnë nga Inter, transmeton lajmi.net.
Inter e ka identifikuar Edin Dzeko si pasuesi i belgut, derisa Roma ka arritur marrëveshje me Chelsean për 40 milionë euro për anglezin.
Sidoqoftë, 23-vjeçari preferon t’i bashkohet Arsenalit, ngase dëshiron të qëndrojë në Londër.
Sipas Athletic, trajneri Mikel Arteta dëshiron të përforcojë sulmin dhe e sheh Abraham si lojtari adekuat.
Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Abraham që duhet të zgjedhë përfundimisht nëse do t’i bashkohet rivalit lokal, ose të kalojë te skuadra e Jose Mourinhos./Lajmi.net/