Abraham me mesazh emocionues pas largimit nga Chelsea

Sulmuesi Tammy Abraham zyrtarisht është bërë lojtar i Romës.

Sport

17/08/2021 17:56

Anglezi kaloi te skuadra e Jose Mourinhos nga Chelsea për plotë 40 milionë euro, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, transmeton lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjetin social, Abraham i ka falënderuar mbështetësit e “Bluve”.

“Është koha të thuash lamtumirë për një klub që nënkupton shumë për mua dhe familjen time”.

“Të luaja nga akademia e deri të fitorja e Ligës së Kampionëve disa vite më vonë”.

“Dua të falënderojë të gjithë bashkëlojtarët, akademinë, stafin dhe sigurisht tifozët e Chelseas, që më kanë mbështetur gjithë mua”.

“Nuk do isha kush jam këtu pa ju djem. Sjellni më shumë trofe në shtëpi. Ju dua të gjithëve”, shkroi ai.

Ndërkohë, Chelsea ka të drejtë riblerje për 80 milionë euro./Lajmi.net/