Abdullahu i PDK-së konsideron se gjendja e prezantuar nga pushteti në veri është gënjeshtër

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar pretendimet e pushtetarëve se në veri është shtrirë sovranitetin dhe tani në atë pjesë është çdo gjë në rregull. Ai ka thënë se aktivizimi i eksponentëve të pushtetit për këtë çështje e ka një arsyeje. Në profilin e tij në “Facebook”, Abdullahu ka shkruar se kjo po bëhet…

Lajme

17/09/2024 14:00

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar pretendimet e pushtetarëve se në veri është shtrirë sovranitetin dhe tani në atë pjesë është çdo gjë në rregull.

Ai ka thënë se aktivizimi i eksponentëve të pushtetit për këtë çështje e ka një arsyeje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdullahu ka shkruar se kjo po bëhet për shkak të pranimit të Asociacionit.

Sipas tij, ata do të thonë se Asociacioni tash është “made in Kosova”.