Abdixhiku: Vetëvendosje të distancohet nga gjuha fyese e Kurtit ndaj Mustafës
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës konstituive, tha se koalicioni LAA janë të indinjuar nga koalicioni PAN. Ai gjithashtu potencoi se LDK është e shqetësuar ndaj deklaratave që kreu i VV’së, Albin Kurti, i bëri ndaj LDK’së.

Lajme
Abdixhiku tha se shpreson se Vetëvendosje do të distancohet nga gjuha e tyre fyese, kështu duke potencuar se LDK është e shqetësuar për deklaratën e Albin Kurtit, raporton Gazeta Express.
Ai gjithashtu tha se janë shumë deputetë brenda koalicionit Pan që janë të pranueshëm për kryeparlamentar.
“Ne do të nisim konsultat edhe me grupet tjera parlamentare”, ka thënë Abdixhiku.
Mirëpo, krejt në fund, ai nuk tregoi nëse koalicioni LAA i ka numrat për zhbllokimin e situatës.