Abdixhiku uron Pavarësinë: Dashurinë për pavarësi e shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova shtet, Republikë, është arritja më e madhe e jona. Siç thotë Abdixhiku, Kosova shtet është shpagim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për çlirim e pavarësim; është mburojë e garantuar…

Lajme
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova shtet, Republikë, është arritja më e madhe e jona.
Siç thotë Abdixhiku, Kosova shtet është shpagim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për çlirim e pavarësim; është mburojë e garantuar për të gjithë ata që vijnë.
“Në këtë ditë nderojmë Atin Themeltar të kësaj Republike, Presidentitn Dr. Ibrahim Rugova prirja e së cilit – në orët tona më të rënda – dha dritë. Sot nderojmë gjithë luftëtarët, martirët e dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, të Ushtrisë sonë Çlirimtare, nderojmë Familjen Jashari, sakrifica e të cilëve na qëndron si gurëthemel i vet lirisë. Nderojmë aleatët tanë, ata që bënë luftën me ne, bënë paqen me ne! Në këtë përvjetor të 17-të, le të kujtojmë se dashurinë për pavarësi e shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme. Përplasja është e përkohshme, atdheu ynë është i përhershëm. Ky atdhe na thërret të vazhdojmë rrugëtimin secilën ditë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: