Një person në Malishevë tenton t’ia japë 50 euro ryshfet prokurorit, arrestohet nga policia
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë 50 euro ryshfet një prokurori. Rasti ka ndodhur në Malishevë, dhe sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas përfundimit të një seance gjyqësore, ka tentuar t’ia japë 50 euro prokurori i cili ndodhej në veturën e tij…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë 50 euro ryshfet një prokurori.
Rasti ka ndodhur në Malishevë, dhe sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas përfundimit të një seance gjyqësore, ka tentuar t’ia japë 50 euro prokurori i cili ndodhej në veturën e tij zyrtare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi njëjti pas një seance gjyqësore, ka tentuar që në formë ryshfeti t’ju ofroj-japë 50 € prokurorit me vozitësin e tij që të cilët ishin me veturë zyrtare në lëvizje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.