Abdixhiku shpalos planin qeverisës për infrastrukturë e ambient para ambasadores së Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (24.02.2020), ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.

Lajme

24/02/2020 14:01

Sipas njoftimit, në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit, transmeton lajmi.net.

Ambasadorja Barišić, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme. /Lajmi.net/