Zyrtarja e lartë amerikane kërkon më shumë bashkëpunim nga Qeveria Kurti

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka kërkuar rritje të bashkëpunimit nga Qeveria Kurti. Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur mbi takimet e mbajtura të dielën me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Allen ka ngritur shqetësimin për disa nga…

Lajme

20/05/2024 22:23

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka kërkuar rritje të bashkëpunimit nga Qeveria Kurti.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur mbi takimet e mbajtura të dielën me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Allen ka ngritur shqetësimin për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe ka kërkuar nga rritje të bashkëpunimit me qeverinë Kurti.

“Me kryeministrin Kurti diskutuam në mënyrë shumë konstruktive dhe theksova sërish se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik. Po ashtu, i shpreha disa shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe kërkuam rritje të bashkëpunimit. Ne, si Shtete të Bashkuara, duam të jemi në gjendje të vazhdojmë të avokojmë në mënyrë efektive për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta bërë këtë ne kërkojmë më shumë bashkëpunim”, tha Allen.

Ndërsa, nënsekretarja tha se e vlerëson përkushtimin e presidentes Osmani ndaj marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërkaq takimin me kryeministrin Kurti e cilësoi si konstruktiv, por shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime lidhur me politikat e fundit të ekzekutivit.

“Siç e dini, e vlerësoj shumë përkushtimin e presidentes Osmani ndaj marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Ne nënshkruam një marrëveshje të mirëkuptimit për dezinformimin dhe folëm në veçanti për mënyrat për të rritur programet me të rinjtë dhe gratë. Me të vërtetë e vlerësoj shumë atë takim. Ngjashëm, edhe me kryeministrin Kurti diskutuam në mënyrë shumë konstruktive dhe theksova sërish se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik. Po ashtu, i shpreha disa shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe kërkuam rritje të bashkëpunimit. Ne, si Shtete të Bashkuara, duam të jemi në gjendje të vazhdojmë të avokojmë në mënyrë efektive për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta bërë këtë ne kërkojmë më shumë bashkëpunim”, tha Allen në Rubikon.