Abdixhiku publikon fotografi me Osmanin, i bën thirrje qytetarëve: Ne jemi gati – Ejani dhe ju!

Pas përfundimit të tubimit të titulluar “Tubimi i Bashkimt”, kandidati për kryeministër nga LDK-ja ka publikuar foto me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e rrugëtimit të tyre. “Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku. Postimi i plotë: Qytetarëve të Kosovës, u shtrijmë ftesën…

Lajme

10/05/2026 20:25

Pas përfundimit të tubimit të titulluar “Tubimi i Bashkimt”, kandidati për kryeministër nga LDK-ja ka publikuar foto me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e rrugëtimit të tyre.

“Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Qytetarëve të Kosovës, u shtrijmë ftesën për rrugëtimin që po nisë sot! Të ecim bashkë.

Sepse Republika bëhet kur zgjohet vetëdija e një populli që vendos të mos presë më askënd tjetër për ta bërë vendin e vet më të mirë.

Ne jemi gati. Ejani dhe ju!