Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami nuk marrin pjesë në “Tubimin e Bashkimit”

Në “Tubimin e Bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-presidentja Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët dhe figurat politike që t’i bashkohen, siç e quajti ajo, një “rrugëtimi të ri politik”. Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj u bëri thirrje edhe atyre që nuk ishin të pranishëm që të bëhen pjesë e këtij procesi, transmeton lajmi.net.…

Lajme

10/05/2026 20:37

Në “Tubimin e Bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-presidentja Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët dhe figurat politike që t’i bashkohen, siç e quajti ajo, një “rrugëtimi të ri politik”.

Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj u bëri thirrje edhe atyre që nuk ishin të pranishëm që të bëhen pjesë e këtij procesi, transmeton lajmi.net.

“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne, por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, u shpreh Osmani.

Në këtë tubim është vërejtur mungesa e dy anëtarëve të kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.

Mungesa e tyre është interpretuar në kontekstin e zhvillimeve të fundit brenda partisë dhe rikthimit politik të Vjosa Osmanit në bashkëpunim me LDK-në për listën zgjedhore.

Të dy, Hoti dhe Bajrami, nuk kanë qenë pjesë e procesit që çoi drejt formalizimit të këtij “bashkimi” dhe prezantimit të listës së re politike./lajmi.net/