Abdixhiku për amendamentet e dërguara nga Vjosa Osmani: LDK i mbështet dhe i voton – ndryshimi i Kushtetutës natën s’ka bereqet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se LDK i mbështet dhe i voton amendamentet. Ai tha se ndrsyhimi i Kushtetutës natën s’ka bereqet, transmeton lajmi.net. “LDK i mbështet në parim amendamentet e tilla sepse janë në frymë me bindjen tonë ideologjike. Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga qytetarët drejtpërdrejt. Kushtetuta kur ndrrohet natën besomni…

Lajme

05/03/2026 20:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se LDK i mbështet dhe i voton amendamentet.

Ai tha se ndrsyhimi i Kushtetutës natën s’ka bereqet, transmeton lajmi.net.

“LDK i mbështet në parim amendamentet e tilla sepse janë në frymë me bindjen tonë ideologjike. Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga qytetarët drejtpërdrejt. Kushtetuta kur ndrrohet natën besomni nuk ka bereqet. LDK i mbështet dhe i voton.”, tha ai./lajmi.net/