Abdixhiku: Më 2021 vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim më shumë komuna
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të dielën do të ketë festë në LDK. Ai tha se presin që të fitojnë pa balotazh në disa komuna. “Në zgjedhjet lokale të kaliara, vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim që të fitojmë edhe më shumë komuna”, ka…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të dielën do të ketë festë në LDK.
Ai tha se presin që të fitojnë pa balotazh në disa komuna.
“Në zgjedhjet lokale të kaliara, vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim që të fitojmë edhe më shumë komuna”, ka thënë Abdixhiku në T7.
Ai tutje tha se LDK ka shtrirje të votës në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, kjo do të shihet të dielën, kur të mbahen zgjedhjet lokale.