Abdixhiku: Kurti nuk e propozoi asnjëherë emrin e Murat Jasharit si kandidat koncensual për president

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku tregoi detaje të tri takimeve me kryeministrin Albin Kurtin. Sipas Abdixhikut në këto tri takime, asnjëherë s’është folur për emra dhe se populli i Kosovës duhet të dijë se emri i Murat Jasharit, nuk është propozuar asnjëher si kandidat koncensual. “Nuk kemi diskutuar formalisht për një emër.…

Lajme

11/03/2026 23:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku tregoi detaje të tri takimeve me kryeministrin Albin Kurtin.

Sipas Abdixhikut në këto tri takime, asnjëherë s’është folur për emra dhe se populli i Kosovës duhet të dijë se emri i Murat Jasharit, nuk është propozuar asnjëher si kandidat koncensual.

“Nuk kemi diskutuar formalisht për një emër. Dua ta them, dhe këtë duhet të dijë populli i Kosovës se s’kemi folur për asnjë emër konsensual. Emër konkret s’ka pasur asnjëherë”, deklaroi i pari i LDK-së për Klanin.

Tutje ai tha se i vetmi emër që është propozuar në takimin e tretë, ka qenë Glauk Konjfuca.