Abdixhiku: Ishim aq afër shqipe por kemi me ja dalë një ditë – Krenar me djemtë tanë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar pas përfundimit të ndshjes Kosovë-Turqi, e cila solli rezultat negativ për Kosovën. Ai ka falënderuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës që ka thënë se na “bënë të besojmë sërish”. “Për disa çaste na dhatë ëndrrat më të bukura që mund t’i ketë një vend e secili njeri. Faleminderit…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar pas përfundimit të ndshjes Kosovë-Turqi, e cila solli rezultat negativ për Kosovën.
Ai ka falënderuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës që ka thënë se na “bënë të besojmë sërish”.
“Për disa çaste na dhatë ëndrrat më të bukura që mund t’i ketë një vend e secili njeri. Faleminderit që na bashkuat si rrallëherë, përtej çdo dallimi, nën një ndjenjë të vetme; krenarinë për vendin tonë. Faleminderit për dinjitetin që i dhatë kësaj fanele, për emocionet që s’shuhen dhe për shpresën që mbetet tutje”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se ishim shumë afër.
“Ishim aq afër shqipe! Kemi me ja dalë një ditë. Krenar me djemtë tanë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: