Abdixhiku e quajti propagandë paraelektorale hapjen e urës së Ibrit – Bajqinovci ia shpërndan deklaratën kur ai e kërkonte hapjen

Çështja e hapjes së urës Ibrit ka ditë që po nxit reagime e replika mes deputetëve në pozitë dhe atyre në opozitë. Radhës së reagimeve i është bashkangjitur së fundmi edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci,  i cili ka replikuar një deklaratë të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku ka…

Lajme

09/08/2024 12:57

Çështja e hapjes së urës Ibrit ka ditë që po nxit reagime e replika mes deputetëve në pozitë dhe atyre në opozitë.

Radhës së reagimeve i është bashkangjitur së fundmi edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci,  i cili ka replikuar një deklaratë të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënën para pak kohësh se propaganda e propaganda e pushtetit sot më shumë është e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar, sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës në Urën e Ibrit.

E tutje, Bajqinovci ka shpërndarë një deklaratë të Abdixhikut të bërë vite më parë, ku ai kishte kërkuar hapjen e urës.

Ai ka thënë se dikur Abdixhiku kërkonte hapjen e urës, e sot po lobon për mbylljen e saj.

“Kur Lumir Abdixhiku kërkonte hapjen e urës së Ibrit në vitin 2016. Ndërsa sot, së bashku me lobuesen për ndarjen e Kosovës, Vlora Çitaku, po kërkon të mbahet e mbyllur kjo urë”, thotë ai në reagimin e tij.

Ndryshe, hapjen e urës së Ibrit janë duke e kundërshtuar ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që Qeveria të mos merr veprime të njëanshme.