Abdixhiku: Do ta edukojmë Vetëvendosjen, s’mund të akuzosh për bashkëpunim me Serbi e të dërgosh letër për koalicion

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për refuzimin që i kanë bërë ftesës së LVV-së dhe Albin Kurtit për të hyrë në koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të shkurtit. Abdixhiku ka thënë nëse asgjë, LDK do ta emancipojë dhe edukojë Lëvizjen Vetëvendosje, për t’ia bërë të qartë se s’mund të bësh akuza…

Lajme

23/12/2025 21:50

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për refuzimin që i kanë bërë ftesës së LVV-së dhe Albin Kurtit për të hyrë në koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të shkurtit.

Abdixhiku ka thënë nëse asgjë, LDK do ta emancipojë dhe edukojë Lëvizjen Vetëvendosje, për t’ia bërë të qartë se s’mund të bësh akuza për bashkëpunim me Serbi e pastaj të dërgosh një letër për koalicion.

Ai ka thënë se s’kanë besim në Lëvizjen Vetëvendosje dhe se s’ka asnjë Pazar për qeverisje që e ndërron këtë qëndrim dhe bindje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nëse asgjë tjetër s’bën LDK-ja, ka me iu emancipu, për mos me thanë me iu eduku. S’mundesh me sha, e me akuzu për bashkëpunim me Serbi e pastaj të dërgosh letër”, ka thënë Abdixhiu në Pressing.