Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend
Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se të mbahet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku ditë më parë ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të LDK-së, ndërsa dje Avdullah Hoti publikisht paraqiti kandidaturën e tij për të parin e kësaj partie. Në mesin e shumë zhvillimeve në këtë parti…
Lajme
Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se të mbahet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku ditë më parë ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të LDK-së, ndërsa dje Avdullah Hoti publikisht paraqiti kandidaturën e tij për të parin e kësaj partie.
Në mesin e shumë zhvillimeve në këtë parti e kritikave në drejtim të Abdixhikut, ai nxori në pah një shprehje e një fotografi në prapavijë me ish-kreun e LDK-së, Ibrahim Rugova.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu dekalroi se “ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend”. /Lajmi.net/