Aaron Ramsey shpërthen në lot në ndeshjen e fundit me Arsenalin
Aaron Ramsey ka shpërthyer në lot në paraqitjen e fundit në stadiumin ‘Emirates’.

Sport
Shpresat e ‘Topçinjëve’ për të përfunduar në top-katërsh janë zbehur pas barazimit ndaj Brighton, por vëmendja pas ndeshjes ishte te mesfushori uellsian.
Arsenali nderoi mesfushorin e ardhshëm të Juventusit, i cili gjithashtu ndau një mesazh emocionues me tifozët, përcjell lajmi.net.
Ramsey, i cili shpenzoi 11 vite tek ky klub dhe u paraqit mbi 250 herë, nuk mund t’i përmbahej lotëve gjatë fjalimit.
28-vjeçari realizoi 64 gola dhe dhuroi 62 asiste gjatë karrierës së tij me Arsenalin.
Ai kishte hasur vazhdimisht në probleme me lëndimet, që megjithatë nuk e ndalën për të pasur një karrierë të suksesshme në Londër. /Lajmi.net/
For 11 years of service, for 369 appearances, for 64 goals, for 62 assists, for those Wembley winners, for coming back from that injury to achieve what you have with us, for EVERYTHING you’ve given to this club, we just want to say…
THANK YOU, @aaronramsey! ❤️ pic.twitter.com/EuU6gQ5U1q
— Arsenal FC (@Arsenal) May 5, 2019