AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur në selinë e saj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një takim që e ka cilësuar si “vëllazëror”. Ahmeti është pritur nga Ardian Gjini dhe Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj. “Takim vëllazëror në selinë e Aleancës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, thuhet në njoftimin e AAK-së. Gjatë…

Lajme

04/05/2026 19:42

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur në selinë e saj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një takim që e ka cilësuar si “vëllazëror”.

Ahmeti është pritur nga Ardian Gjini dhe Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj.

“Takim vëllazëror në selinë e Aleancës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Gjatë takimit, palët kanë vlerësuar kontributin e Ahmetit në proceset e shqiptarëve në Ballkan që nga vitet ’90.

“U vlerësua lart kontributi i z. Ahmeti në të gjitha proceset që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe roli i tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon”, thuhet në komunikatë.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në bashkërendimin dhe forcimin e faktorit politik shqiptar në të gjitha hapësirat ku jeton kombi shqiptar.