AAK për buxhetin e vitit 2024: Është i klaneve të pushtetit

Planifikimi i buxhetit për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës po vazhdon të kritikohet nga opozita. Kete te shtunë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kete e ben përmes nje konference per media. Nga aty, buxhetin e vitit te ardhshëm, deputeti Pal Lekaj e quajti të interesave partiake e të klaneve të partisë në pushtet. “Kjo…

Lajme

02/12/2023 22:48

Planifikimi i buxhetit për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës po vazhdon të kritikohet nga opozita.

Kete te shtunë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kete e ben përmes nje konference per media.

Nga aty, buxhetin e vitit te ardhshëm, deputeti Pal Lekaj e quajti të interesave partiake e të klaneve të partisë në pushtet.

“Kjo është Qeveri e injorimit dhe mashtrimit e në interes të klaneve të caktuara dhe nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Së pari nuk ka përfillur kërkesat e agjenciaoneve të pavarura të institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe që kanë ardhur me kauza që do të ndryshojnë pozitivsht”.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se në projekt-buxhetin për vitin 2024, në 22 komuna të Kosovës nuk është përfshirë asnjë projekt i ri.

“Ky pushtet e ka kthyer buxhetin e Kosovës në buxhet i cili është në shërbim të Vetëvendosjes. Këtij pushteti i duhet opozita vetëm kur i ngushtohet situata në veri apo kur i duhen votat për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Buxheti i Kosovës për vitin 2024 është 3 miliardë e 314 milionë euro./t7