AAK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë urgjente për arrestimin e Haradinajt
Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar të mbledh nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.
Lajme
06/01/2017 13:08
Seanca pritet të mbahet në orën 16 sot, nëse mblidhen nënshkrimet e nevojshme, raporton lajmi.net.
Nëse mblidhet, Kuvendi pritet të del me një rezolutë kundër arrestimit të Haradinajt dhe heqjen e fletarresteve ndërkombëtare për ish udhëheqësit e UÇK-së. /Lajmi.net/