A u largua flamuri i Kosovës gjatë trajnimit të pjestarëve serbë në Akademinë Policore?

Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ku po marrin trajnimet e nevojshme ish pjestarët serbë të “Mbrojtja Civile”, për t’u integruar si shërbyes civil, ka demantuar lajmin, se janë larguar simbolet e shtetit të Kosovës gjatë kohës kur është mbajtur trajnimi për këta pjesëtarë.

Lajme

09/02/2016 15:01

Drejtori i përgjithshëm i kësaj Akademie, Ismail Smakiqi ka deklaruar për lajmi.net, se në “Trajnimin bazik për integrimin e pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë kërkesë lidhur me heqjen e cilitdo simbol të Republikës së Kosovës, pra as të flamurit”.

Tutje, kjo zyrë ka bërë të ditur, se trajnimi i pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile” ka vazhduar normalisht dhe do të vazhdojë për pesë javë. /Lajmi.net