A po pretendon Zyberaj i AKR-së se iu vodhën votat?
Kandidati i AKR-së në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, ka reaguar pas
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka bërë thirrje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa t’i trajtojnë ankesat për vjedhjen e votave të kandidatëve brenda listave.
Sipas Zyberajt, komisionerët kanë harruar se vjedhja ose tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve shprehur me votë, përbën vepër penale.
Postimi i plotë:
KQZ dhe PZAP duhet të jenë vigjilentë në trajtimin e ankesave për vjedhjen e votave të kandidatëve brenda listave.
Sigurisht komisionerët kanë harruar që vjedhja ose tjetërsimi i vullnetit të njerëzve i shprehur me votë, përbën vepër penale të dënueshme me burg, për të gjithë ata që kanë nënshkruar procesverbalin në fund. /Lajmi.net/