“A po folni për ndonjë super-fuqi a për shtetin më të varfër”-“Me sanksione e pa asnjë investim”- Qytetarët nuk besojnë në “sukseset” që përmendi VV-ja
Lëvizja Vetëvendosje publikoi sot një video-montazh të realizuar me tonacion e pamje të shumta nga vizita e takime të ndryshme të Albin Kurtit me qytetarët, bizneset, ministritë përkatëse e të tjera. Në kuadër të këtyre pamjeve dikush fliste e rendiste se si Vetëvendosje përgjatë qeverisjes katër vjeçare e paska “lulëzuar” gjithë shtetin e Kosovës. Aty…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje publikoi sot një video-montazh të realizuar me tonacion e pamje të shumta nga vizita e takime të ndryshme të Albin Kurtit me qytetarët, bizneset, ministritë përkatëse e të tjera.
Në kuadër të këtyre pamjeve dikush fliste e rendiste se si Vetëvendosje përgjatë qeverisjes katër vjeçare e paska “lulëzuar” gjithë shtetin e Kosovës.
Aty flitet për të arritura në diplomaci, financa, siguri e deri tek ekonomia e shëndetësia.
Sipas VV-së janë siguruar edhe helikopterë, e janë arritur suksese në rrugën drejtë BE-së nga të cilat vazhdojmë të jemi ende nën sanksione.
Por këto deklarime të Vetëvendosjes në këtë video përmbledhëse siç duket s’po i beson më as qytetari.
Kjo vërehet lehtësisht nëse shikon komentet e bëra në këtë video, e ku shpesh herë shtrohet pyetja se për cilin vend po flasin- pasi Kosova është larg atyre që thuhen në video.
Madje Kosova përpos që po përballet me sanksione nga BE pati edhe prishje të marrëdhënieve me SHAB-të. Por probleme dhe më specifike kanë qytetarët në vend e që kanë të bëjnë më rritjen ekstreme të çmimeve të produkteve ushqimore, të energjisë-elektrike, të ngrohjes e gjithçka tjetër që për ta është elementare.
Ka probleme edhe me shkollimin e fëmijëve, trajtimin mjekësor ku mungojnë barërat elementare nëpër spitale e deri tek pasiguria e madhe e qytetarëve si shkak i vrasjeve të shpeshta.
Kështu që realiteti i Kosovës në këto 4 vite e tutje është larg nga ato që shfaqen e thuhen në këtë video./Lajmi.net/