A ndjen keqardhje që nuk do të luajë me CR7? Përgjigjet Higuain
Gonzalo Higuain nuk ndjen aspak keqardhje që nuk do të luajë me Cristiano Ronaldon te Juventusi.
Sport
Sulmuesi argjentinas sot është prezantuar te Milani, duke i dhënë fund qëndrimit dy vjeçar te Juventus, ku fitoi dy tituj të kampionit.
Në prezantimin para gazetarëve, Higuain u pyet nëse ndjen keqardhje që nuk do të luajë me Ronaldon te Juventusi, po ai u përgjigj që tashmë ka luajtur me portugezin, kur ishte pjesë e Real Madridit.
“Unë tashmë kam luajtur me të… nuk ndjej aspak keqardhje. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë të re”, është përgjigjur Higuain.
Higuain te Milan do të mbajë fanellën me numër 9./Lajmi.net/