A mund të tërhiqet lënda nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit, Hamza: Kur ndërrojnë rrethanat, duhet të ndërrojnë edhe qëndrimet e prioritetet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur sot lidhur me seriozitetin e situatës në vend pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku dënoi ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se do të flas me liderët e subjekteve politike dhe nëse do të ketë iniciativë ligjore lidhur me Gjykatën Speciale natyrisht se kanë nevojë edhe…

Lajme

17/09/2026 14:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur sot lidhur me seriozitetin e situatës në vend pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se do të flas me liderët e subjekteve politike dhe nëse do të ketë iniciativë ligjore lidhur me Gjykatën Speciale natyrisht se kanë nevojë edhe për përkrahjen nga subjektet tjera.

Hamza u pyet nëse mund të ndodh që ta tërheqin lëndën që kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

“Kur ndërrojnë rrethanat, duhet të ndërrojë edhe qëndrimi jonë, ndërrojnë prioritetet”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka prioritet më të madh për këtë situatë se sa të veprojnë në përputhje me interesat e shtetit, për historinë, për të kaluarën dhe për të ardhmen e shtetit… prandaj në bazë të rëndësisë, rrethanave ne do të sillemi në kuvend. Nëse ka nevojë ne do të jemi në Kuvend….”, tha Hamza.

Ai tutje shtoi se është mirë që kanë komunikim me liderët e partive politike dhe në momentin e parë që kanë mundësi e rrethana do të takohen.

Hamza tha se beson në bashkëpunimin me subjektet politike dhe një krijimin e një konsensusi të përbashkët dhe si PDK do të dalin me veprime konkrete, duke i përfshirë ato ligjore dhe demokratike.