A mund ta ndihmojë sponsori i fanellave Interin ta transferojë Mesin?

Sponsoruesi i fanellave Pirelli thotë se ndërsa mund të 'ndihmojë' Interin në transferimin e Lionel Messi, thelbi qëndron te presidenti Steven Zhang.

Sport

06/07/2020 16:55

Messi thuhet se po e konsideron seriozisht të ardhmen e tij në Barcelonë ndërsa ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe Interi gjithmonë ka qenë i lidhur me numrin 10 sa herë që ka pasur biseda se ai po largohet nga ‘Camp Nou’.

Kur u pyetën nëse Pirelli mund të ndihmojë Nerazzurri siç bëri Fiat me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos, CEO Marco Tronchetti Provera pranoi se kriza COVID-19 e bëri këtë mbështetje të vështirë, transmeton lajmi.net.

“Sinqerisht, në një kohë si kjo, ne nuk jemi në gjendje të investojmë në sporte më shumë sesa jemi, midis Formulës 1, Kupës së Amerikës dhe Interit”, tha Tronchetti Provera për Gr Parlamento.

“Ne duhet t’i kërkojmë Steven Zhang të bëjë një përpjekje vetë. Ne mund të ndihmojmë, por nuk mund të bëjmë asgjë të rëndësishme”. /Lajmi.net/