A lakohen thonjtë tuaj nga brenda? Ja ç’do të thotë kjo për shëndetin tuaj

Duart tuaja mund të zbulojnë shumë për shëndetin tuaj.

Lifestyle

21/10/2019 23:27

Dr Samantha Eisman, Konsulente Dermatologe në Sinclair Dermatology, kohët e fundit foli për problemin e thonjve, transmeton lajmi.net.

“Thonjtë në formë luge janë të zakonshme dhe normale tek fëmijët e vegjël, pasi thonjtë e tyre janë shumë të butë dhe të hollë”, tha ajo.

Ekspertja shtoi se lakimi në thonjtë tuaj mund të jenë shkak për shqetësim.

Këto ndryshime, sipas saj, mund të përfaqësojnë çrregullime themelore shëndetësore, veçanërisht aneminë.

Problemi i thonjve ka qenë gjithashtu i lidhur me raste të sëmundjeve të zemrës në të kaluarën. /Lajmi.net/