A ju kujtohet “Lordi” Bendtner, do t’iu gëzojë ky lajm për të
Queens Park Rangers janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të ish sulmuesit të Arsenalit, Nicklas Bendtner.
Sport
Sulmuesi nga Danimarka është pa skuadër pas largimit nga Wolfsburgu në fillim të këtij viti.
28 vjeçari është në kërkim të një skuadre ku do të kishte mundësinë të luante vazhdimisht, dhe trajneri i QPR, Jimmy Floyd Hasselbaink duket i gatshëm t’ia ofrojë këtë mundësi, përcjell Lajmi.net nga DailyMail.
Problemi i vetëm që mund të paraqitet në përfundimin e kësaj marrëveshje, mund të jetë paga e lartë e Bendtnerit.