A ju kujtohet deklarata e Balotellit pas largimit nga Milan?
Sulmuesi Mario Balotelli pati dhënë një deklaratë të rëndë ndaj Milanit, pas largimit nga klubi dhe transferimit në Liverpool.

Sport
Mario Balotelli është rikthyer në Milan, pas aventurës së dështuar në Liverpool.
Por, sulmuesi duhet të arsyetohet para tifozëve në San Siro për deklaratën e bërë pas largimit nga klubi, për në “Anfield” në verën e vitit të kaluar.
“Rikthimi në Itali, në Milan, ishte një gabim”, pati thënë Balotelli gjatë prezantimit në Liverpool. Kurse, tani ka thënë se është i lumtur që sërish do të luajë me Milanin.