“A jeni gati”, djali i Hashim Thaçit shpërndan thirrjen për protestën në Tiranë
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka rishpërndarë thirrjen për protestën gjithëkombëtare e cila do të mbahet të premten në Tiranë. Ai ndau thirrjen në llogarinë e tij në Instagram, mbi të cilën shkruan: “A jeni gati?”. Në këtë protestë e cila organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe e cila ka…

Lajme
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka rishpërndarë thirrjen për protestën gjithëkombëtare e cila do të mbahet të premten në Tiranë.
Ai ndau thirrjen në llogarinë e tij në Instagram, mbi të cilën shkruan: “A jeni gati?”.
Në këtë protestë e cila organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe e cila ka për qëllim të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pos tij, është bërë e ditur se pjesë do të jenë edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe Ali Ahmeti, njofton Klankosova.tv.
Protesta mbahet në sheshin “Skënderbe” në Tiranë me fillim të orës 17:00.