‘A jeni feministe?’, Angela Merkel i përgjigjet pyetjes që shmangu prej kohësh
“Ne të gjithë duhet të jemi feministë!".
Fun
Kancelarja gjermane mund të ketë qenë në mëdyshje për ta përshkruar veten si feministe në të kaluarën, por pasi Angela Merkel numëron ditët e saj të fundit në detyrë, duket se ajo po e bën të ditur pozicionin e saj.
Duke folur me gazetarët pas një ngjarjeje me shkrimtaren nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie në Düsseldorf të mërkurën, Merkel foli për perspektivën e saj të re mbi feminizmin.
“Në thelb, bëhet fjalë për faktin se burrat dhe gratë janë të barabartë, në kuptimin e pjesëmarrjes në shoqëri dhe në jetë në përgjithësi. Dhe në këtë kuptim mund të them: “Po, unë jam feministe. ”
“Ne të gjithë duhet të jemi feministë!”
Kjo deklaratë i dha përgjgigjen e shumëkërkuar edhe në samitin e Grave20 në Berlin, në 2017, kur Merkel u pyet drejtpërdrejt nëse ajo ishte feministe.

Në atë rast, Merkel nuk iu përgjigj pyetjes drejtpërdrejt, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim nga shumë njerëz.
Në ngjarjen e së mërkurës, kancelarja e parë femër e Gjermanisë ishte më e sinqertë dhe pranoi qasjen e saj ngurruese në të kaluarën.
“Tani është më e menduar. Dhe në këtë kuptim, mund të them që të gjithë ne duhet të jemi feministë.”
Komenti i saj nxiti një duartrokitje nga auditori, si dhe miratimin entuziast nga Adichie-libri i të cilit në TEDx 2012 “Ne duhet të jemi të gjithë feministë”, është cilësuar si një tekst themeli i feminizmit të shekullit 21. /Lajmi.net/