A ishte penallti prekja me dorë e De Ligt? Rregullat shpjegojnë gjithçka

Bologna kërkoi penallti në minutat e fundit të humbjes së tyre 2-1 ndaj Juventusit, por rregullat e IFAB tregojnë se gjyqtari kishte të drejtë.

Sport

20/10/2019 09:20

Incidenti ndodhi në minutat shtesë dhe pati një kontroll të heshtur në dhomën e VAR, duke paralajmëruar gjyqtarin se ai mund të vazhdonte lojën.

Tifozët ishin të zemëruar, por një vështrim në Ligjet e Lojës të IFAB 2019/20 tregon pse ndërhyrja e De Ligt nuk ishte penallti, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i Juve u rrëzua ndërsa shkoi për ta goditur topin, që kaloi nëpërmjet këmbëve dhe preku bërrylin e tij.

Rasti nuk ishte penallti për tre arsye të ndryshme:

Topi prek dorën/krahun e një lojtari direkt nga koka/trupi/këmba e tij ose nga koka/trupi/këmba e një lojtari tjetër, kushdo që është afër.

Topi prek dorën/krahun e një lojtari i cili është afër trupit të vet dhe nuk e ka bërë trupin në mënyrë të panatyrshme më të madh.

Kur rrëshqet lojtari, nëse prek topin me dorë/krahun mbështetës dhe ai është i afruar me trupin, nuk ka penallti. /Lajmi.net/