A ishte i planifikuar shorti PSG – Man United? Postohet videoja dyshuese që lidhet edhe me Atletico Madridin

Sot (e hënë) u hodh shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, ku u tërhoq përballja mes PSG-së dhe Manchester Unitedit.

Sport

13/12/2021 12:52

Edhe për një herë tjetër, do kemi mundësinë të shohim përballjen mes dy më të mirëve të të gjitha kohërave, pra Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldos, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, një problem është bërë viral në rrjetet sociale, pasi ekziston mundësia që ky short që takon dy skuadrat mund të jetë i planifikuar.

Në një video të publikuar nga gazetari i Independent, Mark Critchley, vërehet që derisa bëhej shorti për Atletico Madridin, topi i Man Unitedit nuk ndodhej në vazo.

Pra, topi i Man Unitedit nuk ishte në vazo derisa bëhej shorti, edhe pse dy skuadrat kanë pasur të drejtë që përballen me njëra-tjetrën, ngase u kualifikuan si pozitë e dytë, respektivisht lider dhe që nuk vinë nga i njëjti shtet.

Ndërkohë, Atletico Madridit pastaj i ra shorti kundër Bayern Munichut./Lajmi.net/