A është teshtitja shenjë e eksitimit?

Një teshtitje e thjeshtë mund të thotë më shumë për ju sesa që mund ta keni menduar, thonë doktorët.

Lifestyle

01/12/2020 12:36

Teshtitja zakonisht është menduar të jetë diçka që shkaktohet nga ngacmuesit e jashtëm, mirëpo jo gjithmonë, shkruan lajmi.net.

Ka shumë persona të cilët teshtijnë në rast të eksitimit ose edhe gjatë orgazmës, transmeton lajmi.net.

Pra simptomat janë fare të thjeshta, në momentin që ju keni imagjinata seksuale, ndiheni të eksituar, jeni në marrëdhënie me dikë, ose jeni duke pësuar orgazmë, ju do të teshtini.

Të dy, burra dhe gra janë të ndikuar nga ky fenomen.

Shkaktarë i kësaj është ndërlidhja e nervave në sistem nervorë. Pra sistemi nervor autonom, që është pjesë e sistemit tonë nervorë mbi të cilin ne nuk kemi kontroll, është përgjegjës për këtë ndodhi.

Sistemi nervorë autonom kontrollon veprimet si rrahjet e zemrës, sasia e dritës që pranohet nga bebëzat tona, tretjen e ushqimit etj, por gjithashtu ndërlidhjet e nervave në këtë sistem mund të shkaktojnë ndryshime tek disa gjendje trupore të cilat janë veprime të vetëdijshme.

Një shkaktarë tjetër është edhe ekzistenca e indeve erektive në hundë, të cilat mund të zgjerohen gjatë eksitimit duke ngacmuar teshtitjen.

Në hundë gjithashtu gjenden nerva të cilët detektojnë feromonet, pra kjo mund të jetë gjithashtu një shkaktarë.

Dekongjestantët përdoren për kurimin e kësaj gjendje. /Lajmi.net/