A është ky vendi ku jetojnë masonët? Thuhet se është më i sigurti në botë

Njerëzit thonë se as Presidenti i SHBA-së nuk mund të hyjë aty.

Fun

16/11/2020 22:29

Në shtetin amerikan të Kentakit ekziston një fortesë e quajtur Fort Knox, e cila është sinonim i sigurisë në të gjithë botën.

Emri i saj teknik është “Depozituesi i Thesarit të Shteteve të Bashkuara”, ndërsa emrin Fort Knox e mori në bazë të postës që ndodhet aty pranë, transmeton Lajmi.net.

Masoneria ose masonët janë organizata vëllazërore që origjinën e tyre e kanë nga shekulli i 14-të. Masoneria është subjekt i shumë teorive konspirative përgjatë viteve.

Sipas teoricienëve konspirativ, ata udhëheqin me botën dhe kanë gjithçka nën kontroll, duke përfshirë gjithë qeveritë e botës të cilat i ndjekin politikat dhe udhëzimet e tyre. Sipas tyre, ata janë përgjegjës për çdo ngjarje botërore, sepse asgjë nuk bëhet pa dijeninë e tyre.

Sipas tyre, fortesa e quajtur Fort Knoxnë në Kentaki të SHBA-së, është vendi ku jetojnë familjet origjinale të masonëve. /Lajmi.net